Kryeparlamentarja Nikolla me Isabela Santos

Kryeparlamentarja Nikolla takohet me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Dialogu i qëndrueshëm mbështet reformat dhe përshpejton integrimin europian

26 Mars, 16:43| Përditesimi: 26 Mars, 16:45

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot pasdite me Isabel Santos, reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Kryetarja Nikolla e falenderoi znj. Santos për mbështetjen për avancimin e integrimit europian të Shqipërisë dhe kontributin në njohjen dhe vlerësimin e këtij procesi në Parlamentin Europian dhe institucionet europiane.

"Procesi i negociatave për marrëveshjen e anëtarësimit kërkon ngritjen në një nivel të ri të rolit legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit, sidomos për kontrollin e përputhshmërisë së projektligjeve me acquis të BE-së. Mbështetja dhe mbikëqyrja e plotësimit të standarteve të anëtarësimit përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë. Në Kuvend po punojmë për forcimin e dialogut politik për avancimin e reformave dhe të procesit të integrimit europian”.-u shpreh znj. Nikolla.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi po punon  për zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të KE për Shqipërinë 2023, përgatitjen e pozicioneve negociuese dhe udhërrëfyesve “për shtetin e së drejtës”, “reformës në administratën publike” dhe “funksionimin e institucioneve demokratike” si edhe Planin e Veprimit për adresimin e rekomandimeve që i drejtohen Kuvendit në Raportin Analitik për Grup-kapitujt e Parë.

Znj. Isabel Santos vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, përgëzoi Kryetaren Nikolla për normalizimin e dialogut politik ndërpartiak në Kuvend dhe nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së tij për konsolidimin e institucioneve demokratike, vijimin e reformave dhe përshëpejtimin e procesit të integrimit evropian.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?