Kokaina dhe paratë e sekuestruara pas arrestit të 20 vjeçarit

Kryente lëvizje të dyshimta, policia italiane arreston 20 vjeçarin shqiptar që shpërndante kokainë në rrugët e një qyteti

18 Nëntor 2023, 13:19| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 13:29

  • Share

ITALI- Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 20 vjeçar shqiptar i cili u kap duke shpërndarë drogë në rrugët e qytetit të Pistoias.

Kapja e 20 vjeçarit është bërë pas lëvizjeve të tij të dyshimta në lagjen ku po lëvizte.

Pas kontrollit të bërë edhe në banesën ku i riu shqiptar po qëndronte, iu gjet një peshore elektronike për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza, 65 gram kokainë e ndarë në doza dhe 400 euro në total.

Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në qendrën e paraburgimit ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme, shkruajnë mediat e huaja.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?