Foto ilustruese

U vidhnin para me dhunë qytetarëve në Tiranë, arrestohen 3 të rinjtë, mes tyre 2 të mitur! Njërit iu gjet kanabis në banesë

7 Janar, 09:15| Përditesimi: 7 Janar, 09:26

  • Share

TIRANË- Një 19-vjeçar E.SH, dhe dy të mitur 17-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshihet si autor të disa vjedhjeve me dhunë në kryeqytet në zona të ndryshme.

Sipas bluve të Tiranës, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, policia gjeti doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan  cilësinë e provës materiale.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?