Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, gjobiten 18 shoferë (VIDEO)

28 Prill, 16:20| Përditesimi: 28 Prill, 16:22

  • Share

ELBASAN – 18 shoferë automjetesh janë gjobitur njëherazi nga policia pasi kanë kryer parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan.

Këta shoferë janë gjobitur secili me nga 3 000 lekë.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan", ju informojmë se:          

Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor”,-njofton policia.             

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?