Kosova & Rajoni

Kryeministrja serbe: Ballkani i Hapur nuk është në krizë, po një iniciativë fituese për këdo që është pjesë

8 Nëntor 2021, 08:52| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 08:55

  • Share

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç e ka cilësuar nismën “Ballkani i Hapur” një iniciativë fituese dhe me përfitime të konsiderueshme për të gjitha ata që marrin pjesë. Brnabiç tha se vendet që nuk i bashkohen kësaj iniciative do të pendohen. Kryeministrja serbe theksoi se kjo nismë sjell përfitime të mëdha për qytetarët, ekonominë, stabilitetin politik dhe rrjedhimisht për të ardhmen e rajonit.

"Sigurisht, nuk është në krizë. Një iniciativë e tillë nuk mund të jetë në krizë. Nëse mbeten vetëm Serbia dhe Shqipëria, ose vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ajo është ende një iniciativë fituese," tha Brnabiç.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov u takuan më 4 nëntor në Beograd për samitin e radhës të "Ballkanit të Hapur". Tre liderët konfirmuan premtimin e pas një viti e gjysmë, nuk do ketë më asnjë pengesë në kufi për qytetarët e të tre vendeve. Ata theksuan se "Open Balkan" është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.

Ndërkohë, ndonëse nuk ka një datë ekzakte, samiti i radhës pritet të mbahet në Tiranë, ku do të bëhen publike  bilancet e arritjeve të deritanishme dhe do të nënshkruhet edhe memorandumi i lejeve të punës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?