Kryeministrja e Serbisë: As 'babagjyshi' s’mund të kalojë mbi barrikada

20 Dhjetor 2022, 22:36| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 22:38

  • Share

1652109935_AnaBrnabic.jpg

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, i cili në një intervistë për KTV të hënën, tha se barrikadat e ngritura nga serbët lokalë duhet të hiqen para festës së Krishtlindjeve.

Brnabiç, përmes një serë postimesh në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se barrikadat jo vetëm që s’do të hiqen, por as “babagjyshi” këtë herë s’mund të kalojë mbi to.

“Unë mendoj se ju duhet të shqetësoheni nëse babagjyshi mund të kalojë këtej…”, shkroi Brnabiç.

Ndërkaq, sipas vlerësimit të saj, deklarata e diplomatit gjerman paraqet “kërcënim” ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

“Nëse nuk jeni interpretuar gabimisht, ose keni pasur një goditje të vogël para intervistës, ato janë thellësisht shqetësuese pasi po kërcënoni në mënyrë eksplicite njerëzit tanë – dhe kjo nuk është e pranueshme”.

Numri një i qeverisë serbe, zgjodhi ta sfidonte amabasadorin Rhode duke i kërkuar sqarim se për cilat Krishtlindje e ka pasur fjalën – Krishtlindjet katolike të cilat festohen më 25 dhjetor, apo ato ortodokse që festohen me 7 janar.

“Barrikadat do ta pengojnë babagjyshin të vijë në Kosovë”, shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, hidhet mjet shpërthyes afër makinës së policisë! EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?