Kryeministrja serbe Ana Brnabiç

Kryeministrja ​Brnabiç: Asociacioni i komunave me shumicë serbe kusht për të vazhduar bisedimet

11 Shkurt 2023, 07:38| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 07:43

  • Share

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Ajo tha se Asociacioni nuk duhet të jetë “siç e mendojnë disa” si organizatë joqeveritare. Brnabiç u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.

“Atje nuk ka asnjë interes apo dëshirë që të formohet Asociacioni i komunave serbe, por për mua kjo tregon se nuk ka dëshirë të zbatohen marrëveshjet që janë nënshkruar, marrëveshjet që janë nënshkruar para 10 vitesh, pra ky është kushti i të gjitha kushteve për bisedime të mëtutjeshme, një Asociacion i komunave serbe dhe jo siç e imagjinoj si ndonjë organizatë joqeveritare, qoftë nga Serbia nga territori i Kosovës apo nga edhe jashtë, dhe jo si e imagjinon ndonjë politikan, por një Asociacion i komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ekipet menaxhuese, përgjegjësitë që janë të përcaktuara qartë dhe saktë, kështu që Asociacioni i komunave serbe është dhe duhet të jetë kusht i të gjitha kushteve për të gjitha diskutimet e mëtutjeshme dhe për çdo dialog të mëtejshëm, sepse në prill do të bëhen 10 vjet që kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit si marrëveshja e parë e normalizimit”, deklaroi Brnabiç .

Ajo përmendi gjithashtu edhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës, për problmet që ndodhën në dhjetor, siç ishin vendosja e barrikadave dhe sulmet, që sipas saj ishin të organizuara nga grupe kriminale për të goditur serbët, por thekson se i gjithë përballimi i situatës është meritë e presidentit serb VUçiç.

“Do të thosha që dhjetori i vitit të kaluar ishte një nga momentet më të vështira për ne, muaji më të vështirë që nga viti 2008 dhe një falënderim i madh nga unë si kryetare e Qeverisë dhe e gjithë qeverisë së Republikës së Serbisë, për presidentin Aleksandër Vuçiç ”, tha Brnabiç.

Ditën e djeshme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Asociacioni i komunave serbë është fillimi i “Republikës serbe” në Kosovë. Ai u shpreh se “si zajednicë komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë prandaj jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e don Serbia”.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?