Mikhail Mishustin dhe Xi Jinping

Kryeministri rus do të takohet këtë javë me presidentin e Kinës, Xi Jinping

18 Dhjetor 2023, 11:30| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 11:41

  • Share

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping  këtë javë, sipas një deklarate nga qeveria e Rusisë.

Të dy liderët pritet të takohen për bisedime në Kinë më 19 dhe 20 dhjetor, me Mishustin që do të zhvillojë gjithashtu një takim me kryeministrin kinez, Li Qiang, raporton The Guardian.

Në nëntor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili kryeson fuqinë më të madhe bërthamore në botë, tha se bashkëpunimi ushtarak midis Moskës dhe Pekinit po rritet dhe fokusuar në fushat e teknologjisë së lartë që do të siguronin siguri strategjike.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?