Kryeministri kroat: Mbrojtëm hapjen e negociatave, inkurajojmë vijimin e reformave në Shqipëri

18 Tetor 2019, 11:54| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 12:00

  • Share

Kryeministri Andrej Plenkoviç u shpreh sot i keqardhur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai theksoi se ky ishte një momenti mirë për çeljen e negociatave, ndërsa u shpreh se Kroacia do të vijojë të mbështesë reformat që kanë ndërmarrë këto dy vende.

“Sa i përket zgjerimit, ne kemi mbrojtur qartë dhe me zë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për shkak të një numri të vogël vendesh, nuk u arrit në përfundim. Kroacisë i vjen keq për këtë, ne mendojmë se ky ishte një moment i mirë. Ne duhet të dërgojmë një mesazh për miqtë tanë në këto dy vende për të vazhduar reformat, dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim fuqimisht ato.

Ndodh në një kohë kur ne duhet të përcaktojmë se çfarë duhet të bëjmë në dekadën tjetër dhe me çfarë mesazhi po shkojmë drejt Europës Juglindore. Zona nuk ka të ardhme tjetër, por të jetë pjesë e BE-së", tha ai.


Lajmi kryesor:

Liderët e BE pa vendim për negociatat! Macron veto Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut...Zgjerimi 'shtyhet' në 2020


  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?