Kryeministri kroat distancohet nga deklarata e presidentit, Milanoviç për Kosovën: Është shtet i pavarur, sovran! Askush nuk e ka aneksuar

30 Janar 2023, 20:13| Përditesimi: 30 Janar 2023, 21:01

  • Share

1578043731_AndrejPlenkovi.jpg

Deklarata e presidentit kontravers kroat, Zoran Milanoviç, i cili tha se “perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë”, ka sjellë reagime të shumta dhe kritika në Kroaci.

Së fundmi për këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç i cili ka thënë se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran, duke treguar distancim nga deklarata e Milanoviç.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.


Lajmi kryesor:

Presidenti i Kroacisë bën deklaratën shokuese: Kosova i është rrëmbyer Serbisë! Kryeministri kroat i del kundër: Askush nuk e ka aneksuar Kosovën


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?