Kryeministri japonez në konferencë të përbashkët me Ramën: Diskutuam për ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni

22 Shkurt 2023, 13:41| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 14:17

  • Share

 

Kryeministri i Japonisë  Fumio Kishida  në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama tha se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.

“Në fushën ekonomike bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përfshirë importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni.  Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia”-u shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida.


Lajmi kryesor:

Rama: Tokio do dërgojë të dërguar special në rajon, presim me padurim që shqiptarët të lëvizin pa viza në Japoni! Kishida: Jemi pozitiv për eksportet


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?