Kryeministri i Italisë Mario Draghi

Bota

Kryeministri italian, Draghi: Bazuar në furnizimin aktual të vaksinave anti-COVID, Evropa mund të arrijë imunitetin e tufës në fund të korrikut

30 Mars 2021, 08:52| Përditesimi: 30 Mars 2021, 08:57

  • Share

ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi është shprehur se Evropa mund të arrijë imuniteti e tufës, bazuar në furnizimin aktual të vaksinave anti-COVID.

“Për muajt e ardhshëm KE ka siguruar mjaftueshëm vaksina për të arritur imunitetin e tufës në korrik në të gjithë Evropën.”, tha Draghi në një takim të zhvilluar me guvernatorët.

“Objektivat për prillin dhe majin me qëllim vaksinimin e gjysmë milioni çdo ditë nuk duken dhe aq të largëta”, shtoi kryeministri.

Ai u shpreh mjaft pozitiv edhe lidhur me rihapjen graduale të vendit.

Italia është një ndër vendet më të prekura sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 3,544,957, ndërkohë që ai i infektimeve është 108,350 në të gjithë vendit që nga fillimi i pandemisë.

Italia ka në administrim 3 lloje të ndryshme vaksinash Pfizer, Moderna dhe AstraZenca, si dhe pritet që në fund të prillit të mbërrijnë dozat e para të vaksinës amerikane “Johnson and Johnson”, e cila merret përmes një doze.

Pavarësisht masave të ashpra anti-COVID dhe procesit të vaksinimit, situata epidemiogjike ende nuk është stabilizuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?