Kryeministri i ri maqedonas takohet me ministren gjermane: Të përkushtuar të vazhdojë në rrugën anëtarësimit në BE

17 Janar 2022, 13:37| Përditesimi: 17 Janar 2022, 13:42

  • Share

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski priti ministren për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman.

Në takim me ministren Ana Lirman, kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim që qeveria e sapozgjedhur e  Gjermanisë, udhëhequr nga Kancelari Ollaf Shollc, zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor e vendosi lartë në programin e koalicionit dhe veçanërisht që në mënyrë eksplicite e theksoi nevojën pa shtyrje të mëtejshme për të hapur kapitujt e para negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si hap i ardhshëm i zgjerimit të BE-së ndaj rajonit.

Në bisedën me ministren për Evropë Lirman, kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që të vazhdojë në rrugën e reformave për anëtarësim në BE dhe të ndërmarrë veprime me vendosmëri në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kovaçevski theksoi se vizitën e nesërme të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Kirill Petkov e sheh si një hap drejt gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme reciproke me Sofjen në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të zhbllokuar procedurën për vendosjen e një konference ndërqeveritare me BE-në si fillim i bisedimeve në Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.

Kryeministri Kovaçevski dhe ministrja Lirman u pajtuan se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor është në interes politik, siguri dhe ekonomi të BE-së si investim gjeostrategjik për një Evropë të qëndrueshme dhe me prosperitet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?