Kryeministri i Pakistanit akuza për komplot drejt Donald Lu: Tentoi të më rrëzonte qeverinë

3 Prill 2022, 18:39| Përditesimi: 3 Prill 2022, 18:40

  • Share

Kryeministri i Pakistanti, Imran Khan, arriti t'i mbijetojë përpjekjes së opozitës për ta rrëzuar nga pushteti pasi një mocion mosbesimi ndaj tij u refuzua nga nënkryetari i Asamblesë Kombëtare. Por kryeministri Khan pretendoi se ishte një "komplot i huaj".

Imran Khan pretendoi se Donald Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare.

Donald Lu ka shërbyer në Indi dhe Pakistan si Oficer Politik. Gjithashtu ai ka shërbyer si Asistent Special i Ambasadorit në Nju Delhi, Indi. Donald Lu ka qenë ambasador i SHBA-së në Shqipëri, post në të cilin u zëvëndësua nga Yuri Kim.

Po ashtu ai flet shqip, rusisht, gjeorgjiane, azerbajxhanisht, urdu, hindisht dhe krio afrikano-perëndimore.

G.B./ReportTv.al
Komento

Komente

  • eduard: 04/04/2022 10:14

    nuk ben cudi se dhe ktu tek ne perdori forcen qe i buron nga pozicioni per te mbajtur ne pushtet kete kelliren.

    Përgjigju
  • Beni: 03/04/2022 19:56

    Do tju thyhen turinjte se nuk po lini shtet pa e shkaterruar po ne fund varrin e vetes do te beni o maskarenj legena !

    Përgjigju
    • Per ben topen: 03/04/2022 22:27

      Ik o tope se le nam, andej te vinka w keqja ty dhe jo nga diktatoret?!

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?