Kryeministri i Kosovës vizitë në Shkodër/ Haradinaj: Me ndihmën e aleatëve FSK po kthehet në Ushtri

24 Tetor 2018, 18:08| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 18:16

  • Share

Teksa e gjithë vëmendja është tek takimi i kryeministrave të Ballkanit i cili do mbahet në Budva të Malit të Zi, kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj ka vizituar Shkodrën nga ku ka deklaruar transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe kjo sipas tij po ndodh me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.

Sa i përket pyetjes lidhur me politiken konfliktuale brenda Kosoves, por dhe deklaratat e Daçiç, kryeministri i Kosovës ka hezituar të përgjigjet.

Ndërkohë Haradinaj ka vlerësuar Shkodrën dhe kryetaren e bashkisë për vlerësimin që i bënë në kohën kur ishte i ndaluar nga gjykata e Hagës.

Vizitën e Haradinajt e përshëndeti edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

Haradinaj së bashku me kryebashkiaken Ademi vendosen kurora me lule pranë heroit kombëtar Isa Boletini,  tek memoriali i vendosur prej vitesh në Shkodër. Ndërsa më pas Haradinaj ka vizituar edhe muzeun Kombëtar Marubi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?