Kryeministri i izraelit bën autokritikë, i drejtohet kombit: Jemi pranë pushtimit të Hamas! Të gjithë duhet të japim llogari pse dështuam më 7 tetor

25 Tetor 2023, 21:46| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 21:58

  • Share

1698263853_lcimgcbf93ca44c66455ca7aa2980eea68bfc.jpeg

Qeveria e Izraelit do të caktojë ditë zie në të gjithë vendin për të përkujtuar masakrën e 7 tetorit, njoftoi në një fjalim drejtuar kombit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai foli për dështimin e shërbimeve të inteligjencës për të parandaluar sulmin e paprecedentë të 7 tetorit, duke thënë se të gjithë do të duhet të përgjigjen, madje edhe ai vetë.

Në të njëjtën kohë, Netanjahu theksoi se po bëhet çmos për të liruar pengjet e Hamasit.

Kryeministri përsëriti se Izraeli po përgatitej për një pushtim tokësor të Gazës, por nuk pranoi të jepte detaje mbi kohën e operacionit, në mënyrë që të mbrohen jetët e ushtarëve.

Në fund Netanyahu argumentoi se gjithnjë e më shumë liderë të huaj janë në anën e Izraelit dhe e pranojnë se Hamasi është ISIS dhe ISIS është Hamasi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?