Fitoi betejën me Covid-19, Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson mjekëve: Ju kam borxh jetën

12 Prill 2020, 15:08| Përditesimi: 13 Prill 2020, 09:02

  • Share

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin, pasi kaloi momentin e vështirë pas shtrimit në repartin e terapisë intensive. Lajmi i mirë është dhënë nga zyra e shtypit të kryeministrit. Në këtë ditë shumë të rëndësishme, pas momenteve të vështira që kaloi, kryeministri Johnson ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor për shërbimin që ata i ofruan gjatë kësaj periudhe të vështirë, e cila zgjati rreth një javë. Më herët shtypi britanik gjatë javës shkruante, se si shkak i përkeqësimit të situatës Johnson nuk mund t'ia dilte.

Dhe pse kryeministri britanik qëndroi në karantinë për 2 javë në shtëpinë e tij, shëndeti i tij u përkeqësua duke u detyruar nga mjekët që të shtrohej në spital në repartin e terapisë intensive. Kryeministri Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në shtëpi dhe është ende herët për të folur se kur mund të rikthehet në detyrë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • God: 12/04/2020 22:17

    Po rrejn dhe po stermundojne njerzit pa dit qe do i djegi zjarri i Zotit,aaah langaraq i mutit

    Përgjigju
  • XXxxx: 12/04/2020 15:44

    Kokra mashtruesit, as qe u semur fare ky, bejne viktimen per ti mbush mendjen miletit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?