Kryeministri Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek afron zgjedhjet parlamentare në maj! Analistët: Vendimi i Mitsotakis, nga aksidenti në Larisa

22 Mars 2023, 14:12| Përditesimi: 22 Mars 2023, 14:14

  • Share

Në muajin maj Greqia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare. Lajmi u dha nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis mandati i të cilit përfundonte në muajin korrik, i cili do të kërkojë një tjetër besim nga qytetarët për të drejtuar vendin dhe për 4 vite.

“Nëse do të votohej në korrik me shumë mundësi do të kishte nevojë dhe për një raund të dytë”, tha kryeministri duke i lënë dhe rëndësinë e duhur sezonin turistik që në atë kohë është në kulm në vendin fqinj.

Analistët e kanë vlerësuar vendimin  për të afruar zgjedhjet si të ndikuar nga aksidenti hekurudhor në Larisa ku 46 persona humbën jetën, ndërkohë që mbi 130 të tjerë mbetën të lënduar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?