kryeministri francez Jean Castex

Kryeministri francez Jean Castex: Mund të nisim vaksinimin e qytetarëve për COVID-19 javën e fundit të dhjetorit

17 Dhjetor 2020, 08:19| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 08:24

  • Share

Njerëzit në Francë mendohet se do të fillojnë vaksinimin anti-COVID javën e fundit të dhjetorit të krijuar nga Pfizer/BioNTech nëse autoritetet Evropiane e aprovojnë atë javën e ardhshme siç është parashikuar, tha ditën e djeshme kryeministri francez Jean Castex.

Kryeministri i ka tha parlamentit se mënyra e shpërndarjes dhe fushata e vaksinimit për qytetarët do të shtohej në janar, ku kategoria prioritare do të jenë të moshuarit edhe grupet e tjera të rrezikuara.

Franca është përballur “trup me trup” me COVID-19, si çdo shtet tjetër evropian javët e fundit, ajo tashme ka porositur 200 milionë doza vaksine.

Afati kohor për fushatën e vaksinimit u bë më i qartë të Martën pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) iu nënshtrua presionit nga Gjermania, duke sjellë datën e saj të vlerësimit për vaksinën Pfizer-BioNtTech në 21 Dhjetor.

Franca është vendi i 5 në botë i cili ka numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga COVID-19 dhe nëse ajo do të fillojë javën e fundit të dhjetorit vaksinimin, do të bëhet shteti i parë Evropian që nis vaksinën anti-COVID Pfizer.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?