Edi Rama

30-vjetori i eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, Rama viziton shtetin fqinj më 5 dhe 6 mars

16 Shkurt 2021, 14:28| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 16:49

  • Share

Kryeministri Edi Rama do zhvillojë një vizitë në Itali në datat 5 dhe 6 mars. Vizita e kryeministrit bëhet me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.

Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.

Qyteti bregdetar i Durrësit, por jo vetëm, nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 30 viteve më parë, kur porti i qytetit ishte pikënisja e ëndrrës drejt lirisë. Anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë, të tejmbushura nga “guximtarët” e pranverës së lirisë, janë dëshmi e grushtit të fundit të diktaturës.

Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria.

 

Komento

Komente

  • Vërejtje: 16/02/2021 19:34

    Kërkoji INPS njohjen e kontributeve të Shqiptarëve dhe Assegni Famigliari për Fëmijët që nuk janë aty, megjithëse Prindi punon në Itali!(p.sh.ju njihet Shtetasve të ish Jugosllavisë)

    Përgjigju
  • Roma: 16/02/2021 16:54

    Mire se te vish, te gjith ne rralle na ke te ambasada per pashaportat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?