Kryeministri Edi Rama, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan

Kryeministri Edi Rama, udhëton nesër drejt Ankarasë, pritet firmosja e disa marrëveshjeve me Turqinë

19 Shkurt, 17:50| Përditesimi: 19 Shkurt, 18:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Ankara të Turqisë gjatë ditës së nesërme (20 shkurt). Mësohet se në kuadër të kësaj vizite, do të mbahet edhe takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021.

Mediat turke bëjnë me dije se në mbledhje do të shqyrtohen aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren në thellimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve.

Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 19/02/2024 19:39

    Edhe sa ma shum xhami se kena pak?

    Përgjigju
    • Arb: 19/02/2024 21:39

      Po ik o qofte nji muhabet keni te gjith ju

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?