‘E kemi shndërruar profesionin në mision’, Rama uron mësuesit me një video në ditën e 7-Marsit: Urime për ditën e tyre të shënuar

7 Mars 2022, 08:32| Përditesimi: 7 Mars 2022, 08:45

  • Share

Në videon paraqiten mësues nga shkolla të ndryshme të Tiranës të cilët shprehin fjalë zemre për profesionin e tyre që e shohin si mision dhe rëndësinë e tij për një komb.

“Mësuesit janë simbol i humanizmit, simbol i ndriçimit të mendjes! Gëzuar të gjithë mësuesve të mi, mësuesve fisnik në këtë ditë të rëndësishme të nderimit të figurës së tyre.”, shprehet një mësuese.

“Ky urim shkon për mësuesit që profesionin e bukur të mësuesisë e kanë shndërruar në mision.”, thotë një tjetër.

“Ky profesion është i bukur dhe plotë sfida, nëse e zgjidhni duhet të jeni nxënës të mirë gjithë jetën.”, tha një profesor.

“Urimi shkon për të gjithë mësuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.”, u shpreh një mësues.

Kjo ishte mënyra që zgjodhi Rama të uronte mësuesit në ditën e tyre të shënuar.

“Mirëmëngjesi dhe me urimin për të gjithë mësuesit e mësueset në ditën e tyre të shënuar, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.”, shkruan kryeministri.

 


Lajmi kryesor:

Sot 7-Marsi, festa e mësuesit! Rama: Urime! Basha: S'është festë, arsimi është përkeqësuar! Kryemadhi: Politika të bëjë më tepër! Meta: Mirënjohje për misionin fisnik


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?