Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie

Kryeministri britanik Boris Johnson do të bëhet baba për herë të gjashtë

2 Mars 2020, 15:00| Përditesimi: 2 Mars 2020, 15:02

  • Share

Kryeministri britanik Boris Johnson do të bëhet sërish baba.

Sipas New York Times, partnerja e tij Carrie Symonds është shtatzanë.

Ata kanë njoftuar se ata tashmë janë fejuar dhe presin që fëmija të vijë në jetë në fillim të verës.

Ky do të jetë fëmija i gjashtë, që ai pret me gruan e tij të tretë.

Partnerja e kryeministrit është një ish-drejtuese e komunikimit për Partinë Konservatore Tories.

Johnson ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë Marina Ëheelerm, të cilët u martuan para 25 vitesh.

Besohet se ai kishte edhe një fëmijë nga lidhja e dashurise me Helen Macintyre.

 Ai refuzoi të përgjigjej gjatë fushatës elektorale kur u pyet se sa fëmijë kishte, duke lënë në pikëpyetje këtë pjesë të jetës ë tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?