Albin Kurti

Kurti dhe Osmani dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Rrezik për destabilizim në rajon

14 Prill, 12:28| Përditesimi: 14 Prill, 17:33

  • Share

Kosova ka dënuar sulmin me 300 raketa e dronë të Iranit ndaj Izraelit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky sulm përbën një rrezik të madh për destabilzimin e gjithë rajonit.

“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar ai në platformën X.

Kurti ka shtuar se bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme. Sulmi u dënua edhe nga presidentja Vjosa Osmani. 

Ora 17:21
Osmani: Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit

1711536468_vjosaosmani.JPG

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e Iranit me dronë e raketa ndaj Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani shprehet se Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin iranian.

Ajo ka thënë se ky sulm çon në përshkallëzim të madh dhe paqendrueshmëri në rajon dhe më gjerë.

“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese.” – ka shkruar ajo.

“Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë.” – ka bërë thirrje Osmani.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?