Monika Kryemadhi

Kryemadhi: Zonat e Lira Ekonomike do e kthejnë Durrësin në qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja

1 Shkurt 2021, 09:15| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 09:21

  • Share

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasi prezantoi dje programin për Durrësin, me anë të një posti mi në rrjete sociale shpreh bindjen se zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2 do e kthejnë atë në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në këtë mënyrë ajo thekson se do ia lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë me të cilën sipas saj sot po përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi.

“Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ja lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi.

LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që i shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri. Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj”, shkruan Kryemadhi.

LSI prezantoi dje programin e LSI për Durrësin! Në këtë takim është lancuar një projekt i cili sipas LSI do ndërtojë 2 zona të lira ekonomike. Gjatë prezantimit të programit  kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka deklaruar se me ardhjen e partisë së saj në pushtet Shqipëria do të kthehet në ‘shtëpinë e investimeve’. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi ka artikuluar edhe akuza ndaj qeverisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?