Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL

18 Prill, 21:25| Përditesimi: 19 Prill, 09:25

  • Share

Partia e Lirisë është futur në seri përplasjesh të cilat tashmë kanë kulmuar me akuzat e çiftit Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

Sipas Kryemadhi, debati në Partinë e Lirisë, siç përmend Meta për “çimkaxinj”, ka nisur pas sulmit hakerues disa javë më parë të kompjuterave në selinë e partisë. Denoncimin që bëri vetë Meta në organet ligjzbatuese për këtë çështje, Monika Kryemadhi e konsideron si paçavure.

Kryemadhi thotë se Metën e kanë gënjyer disa njerëz të cilët nga rrogëtar në presidencë janë bërë rrogëtar në PL.

‘Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave.

Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit.

Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh…

Asgjë nuk kanë gjetur. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish të cilët nga rrogëtarë në Presidencë vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë.

Jo, i kanë thënë jemi përgjuar ne, nuk kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerri si budallenj ata që i kanë bërë. 

Kryetari i PL nuk firmos paçavure, firmos sekretari. Kryetari firmos si administrator godine, kjo është e papranueshme. Kur ka qenë Ilir Meta në zyrë, çfarë është përgjuar. Pas zgjedhjeve të 14 majit s’ka qenë në zyrë. Në janar ka ardhur në zyrë.’- tha Kryemadhi në një studio televizive.

Përmes një kallëzimi, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi pak javë më parë një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40. 

Ora 09:21
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Pas akuzave të Ilir Metës për tradhti brenda Partisë së Lirisë, pikëpyetja më e madhe është çfarë po ndodh me raportin bashkëshortor të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, përtej ndarjes politike. Monika ka konfirmuar se për momentin ka një raport bashkëshortor të ngrirë me Metën.

"Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike.

Patjetër që reflektohen sepse në qoftë se ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë.

Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare", tha Kryemadhi në një studio televizive. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 19/04/2024 09:01

    Edhe qenit kur i erdhi ngordhja pshurri ne dere te xhamise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?