Kryemadhi në takim me të prekurit nga tërmeti: Ne s'e mbajmë maskën! Banori: Unë e mbaj se kam frikë, ti ke para e përballon (VIDEO)

5 Nëntor 2020, 10:24| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 11:30

  • Share

DURRËS- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është gjetur në një situatë të papritur në qytetin e Durrësit.

Ajo është shfaqur sërish pa maskë në takimin me banorët e Durrësit, por ndryshe nga herët e tjera ka gjetur rezistencë nga ana e qytetarëve, të cilët pjesa më e madhe është shfaqur me maskë. Madje ai i ka kthyer një përgjigje Kryemadhit që nuk e priste.

Kryemadhi: Ne s'e mbajmë maskën...

Qytetari: jo unë e mbaj se kam frikë

Kryemadhi: Ke frikë...

Qytetarit: Ti ke para dhe e përballon, unë s'e përballoj dot.

Kryemadhi: S'ke faj se ta ka qelb ambientin Rama

Qytetari: E keni qelbur ju të parët


Lajmi kryesor:

Qytetari ia thotë në sy Monika Kryemadhit: Nuk e heq maskën! Nuk kam lekë sa ty që të kurohem nga COVID! Policia e gjobit për herë të dytë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?