Kryemadhi në krah të Sejdinit:Të
reflektojmë si politikë e si popull

28 Nëntor 2017, 12:15| Përditesimi:

  • Share
Dita e Pavarësisë duket se ka bërë bashkë LSI dhe PS, pasi Kryemadhi është shfaqur përkrah kryebashkiaktut Qazim Sejdinit dhe deputetëve të tjerë të LSI dhe PS në këtë ditë të shënuar.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte në Elbasan ku mori pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë në këtë qytet.

Pas ngritjes së Flamurit në qendër të qytetit tek busti i Aqif Pashë Elbasanit, Kryemadhi përcolli një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

"28 nëntori është një ditë mjaft e shënuar për të gjithë shqiptarët. Përfitoj nga rasti ti përshëndes për këtë datë historike e cila na kujton dhe na rikthen në identitetin tonë si shqiptar dhe  na kujton gjithë mundin dhe sakrificat e rilindasve, patriotëve dhe atdhetarëve për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Në këto 105 vite histori ne duhet të reflektojmë si politikë dhe si popull për të gjitha arritjet dhe  gabimet tona kështu të gjithë së bashku ju uroj gëzuar 28 nëntorin për të qenë të pavarur dhe të jemi të lirë për ta zhvilluar vendin tonë", u shpreh Kryemadhi.

krymadhi elbasan
Monika Kryemadhi në krah të kreut të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?