Kryemadhi na njeh me mjeken shqiptare në Itali: Të lutemi të gjeni forcën për t'i përballuar këto ditë

15 Mars 2020, 14:25| Përditesimi: 15 Mars 2020, 14:29

  • Share

TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur punën e mjekëve shqiptarë që në këtë betejë kundër COVID-19 po punojnë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë ajo thotë se për mjeket në Shqipëri nuk mjaftojnë vetëm duartrokitjet siç ndodhi dje në 17:30 në vlerësim të punës që at apo bëjnë, por duhen edhe lutje për ta. 

"Kjo është doktoresha Silva Ruli Shameti, mjeke dhe mike e mirë që unë e dua shumë, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s.

Mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë. Ata sot i ofrojnë siguri qytetarëve evropianë, por edhe pse në karantinë duke luftuar vetë me virusin, mendjen dhe shpirtin e kanë të lidhur me situatën në Shqipëri, për familjarët, miqtë e kolegët e tyre këtu.

Falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithë mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojmë që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara. Zoti i bekoftë sakrificat tuaja!", shkruan Kryemadhi.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raul: 15/03/2020 20:26

    Mos na e nxirrni kete doktoreshen horoskopike se na dhembin syte kur e shohim duke hekurosur breckat e mace Sashes ne vilen perrallore 5 milion euro

    Përgjigju
  • Populli: 15/03/2020 14:52

    Mos fol fare moj mortje publike... E kupton se je me e urryer sesa koronavirusi... Do flasesh ti.. Nje cope hajdute... Injorante... Matrapaze, e nuk ka te keqe qe nuk e ke ti.. Ti dhe shume te tjere si ty jeni kolere vdekjeprures per gjithe Shqiperine ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?