Kryemadhi: LSI me figura të reja në zgjedhjet e 2021-shit, unë me Vasilin jemi më të vjetrit

7 Shtator 2020, 21:43| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 22:10

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" tha se partia e saj do të vijë me firgua të reja në zgjedhjet e 2021-shit dhe se vetëm ajo bashkë me Petrit Vasilin janë më të vjetrit.

"LSI do të paraqitet me figura të reja, unë me Vasilin jemi më të vjetrit. Dje kishim 16-vjetorin dhe më dërgonin foto të para disa viteve. Ne kemi më shumë matematicientë se Rama. Pavarësisht inateve politike, ne kemi nevojë për një opozitë të qëndrueshme që të krijohej balanca. E kemi ndonjë dhimbje të vogël e kemi për PS-në. Qoftë Monika apo Basha nuk do të lëmë asnjë votë të opozitës që të shkojë dëm, çdo votë do të jetë një mandat", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në Report Tv: Kryeministri i përdor listat e hapura për të hequr vëmendjen nga situata! Basha është joshur për t'u afruar me Ramën, por ka rezistuar


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?