Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Kryemadhi: E ardhmja e vendit bazohet te arsimimi dhe punësimi i të rinjve

3 Shkurt 2021, 09:19| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 09:23

  • Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, shkruan se LSI ka prioritet absolut, arsimin, të cilin do ta ketë në thelb programi i LSI.

Kryetarja e LSI thekson se programi bazohet te arsimimi dhe më tej punësimi i rinisë, ndërsa shton se LSI ka një plan të qartë për t'i ndërlidhur këto të dyja së bashku.

“Investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen, është investimi në arsim. Prandaj programi ynë bazohet mbi këtë themel solid që përgatit qytetarë të mirë, profesionistë që kanë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj”, thotë ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?