Kryemadhi: Berisha nuk e rr*an fare, ai është dashi me brirë që drejton tufën tonë

28 Prill 2023, 13:29| Përditesimi: 28 Prill 2023, 13:30

  • Share

1680272031_Screenshot1.jpg

Monika Kryemadhi ka folur me lavde për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili kësaj here ka marrë drejtimin e opozitës. Ai e ka cilësuar Berishës si “dashi me brirë”, e ndërsa thotë se e respekton sepse ecën përpara pavarësisht presioneve. Mirëpo, këtë e tha me një gjuhë jo shumë të hijshme.

“Lideri i opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë.

Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. A na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi”, tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Nuk përmbahet Kryemadhi: Kim le të shkojë te mami i vet! Unë të shkrij, të vras, të djeg


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?