Kryemadhi akuza të forta qeverisë: Marrin njerëz me kontrata 6 mujore dhe u përgjysmojnë rrogat punonjësve, për t'i paguar

7 Shtator 2020, 21:58| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 22:20

  • Share

Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë duke thënë se jo që nuk kanë për t'u rritur rrogat mësuesve dhe infermierëve, por se punonjësve u është kërkuar të përgjysmojnë rrogën dhe të marrin njerëz të tjerë në punë me kontrata 6 mujore. Kjo tha Kryemadhi është skandal dhe ndodh në çdo drejtori.

"Rama t'u japi njëherë pagat e pandemisë dhe pastaj t'u jap rritjen. Pastaj lanë nam me drejtorët që marrin njerëz me kontrata 6 mujore dhe u japin gjysmën e rrogave punonjësve që kanë. U kërkojnë punonjësve të ndajnë rrogën dhe i justifikojnë në bordero 2 javë punon njeri dy javë tjetri. këtë e kam të sigurt dhe ndodh në çdo drejtori", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në Report Tv: Kryeministri i përdor listat e hapura për të hequr vëmendjen nga situata! Basha është joshur për t'u afruar me Ramën, por ka rezistuar


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?