kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryekomisionerja Ursula von der Leyen

Kosova & Rajoni

Kryekomisionerja von der Leyen letër Kurtit: Takimi i radhës me Vuçiç sa më shpejtë, dialogu duhet të vazhdojë, thelbësore për rrugën drejt integrimit

27 Qershor 2021, 18:01| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 18:04

  • Share

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër përmes së cilës i ka bërë thirrje që dialogu me Serbinë të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kryekomisionerja në letrën e dërguar për Kurti, ka shkruar se perspektiva e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet.

Ajo shkruan se BE mbështet Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit dhe se duke pasur në konsideratë rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë do të punohet në mënyrë që kjo ëndërr të bëhet realitet.

 “Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo.  Duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”, shprehet ajo në letër.

Presidentja e Komisionit Evropian shprehet se e mirëpret zotimin e kryeministrit Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE.

Ursula von der Leyen ka thënë se është thelbësore që takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo, sipas saj, është thelbësore për progres në rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për qytetarët e vendeve.

“Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”,  shkruan ajo në letrën e saj.

Më 15 qershor është zhvilluar takimi i parë kokë më kokë, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Akeksander Vuçiç ku në fokus ishte dialogu mes dy vendeve.

Takimi i radhës mes dy liderëve botëror pritet të mbahet para fundit të korrikut.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?