Kryegjykatësi i Vlorës në vetting, KPK: Ndërtoi shtëpi pa leje në Sauk! Dyshime për blerje fiktive të apartamentit në Tiranë (VIDEO)

3 Mars 2020, 11:37| Përditesimi: 3 Mars 2020, 13:57

  • Share

TIRANË - Vettingu për pasurinë e kryegjyqtarit të Vlorës rezulton me probleme përgjatë prezantimit të trupës gjykuese në seancën dëgjimore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m2 tokë në Sauk. Në këtë tokë, gjyqtari ka ndërtuar një shtëpi pa leje, të cilën e ka futur në proces legalizimi. Por sipas KPK-së, kjo pronë (kontrata për pronën) nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite. 

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga viti 2004 deri në vitin 2016 gjyqtari Skënder Haluci nuk ka deklaruar llogaritë bankare të gruas.

Trupa gjykuese e KPK-së tha se nga gjetjet e tyre, nga rezultuar se kryegjyqtari i Vlorës ka edhe një apartament 106 m2 në Tiranë, por sipas tyre, banesa është blerë nga gjyqtari me vlerë më të ulët seç e ka blerë fillimisht personi që ia shiti. Pra dyshimet e KPK-së janë se vlera në kontratë të ketë qenë fiktive, shumë më e vogël sesa ajo që realisht është paguar.

KPK u shpreh se nga viti 2012-2014, Skënder Haluci nuk justifikon shpenzimet për studimet që vajza e tij ka kryer në Angli.

KPK tha se Skënder Haluci ka edhe një makinë tip Benz me vlerë 400 mijë lekë, me burim pagën e marrë ndër vite. Por edhe për këtë makinë - tha trupa e KPK-së, bilanci i blerjes ka qenë negativ, çështje e cila do të vlerësohet më tej deri në vendimmarrje. 

Skënder Haluci është në krye të Gjykatës së Vlorës prej vitit 2010 dhe rezulton se ka marrë edhe dëmshpërblim si i përndjekur politik. 

Një ditë më parë, Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, por kërkesa është rrëzuar sot në nisje të senacës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Edhe sipas inspektoratit të pasurive kryegjyqtari Haluca nuk justifikonte dot pasuritë, ndërsa pritet tashmë vendimi nga KPK.

1583232620_haluci1.jpg

Skënder Haluci

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ardi skendaj: 03/03/2020 20:16

    Gerrmo Tare gerrmo se qenin e ngordhur do gjeni

    Përgjigju
  • 15-katshi: 03/03/2020 16:48

    Si nuk ju vjen turp ! Merreni per më shume se dy vjet me Halucin per pasurine e tij dhe nuk i publikoni ngjarjen e vitit 2016 para hotel 15-kateshi ku i futi Tan Gjermenit 7 thika ne trup !

    Përgjigju
  • Fier: 03/03/2020 16:27

    E shkterruane vlonjate Vlorene qe nga minje te thjeshte te fshatarëve e deri në skafe e gjyqtare

    Përgjigju
  • erla: 03/03/2020 15:24

    pu pu puuuuuuuuu ky eshte ushtar i birishes oooooooo kpk hale...ca pret me per ta qeruar nga sistemi!!!

    Përgjigju
  • x..: 03/03/2020 14:38

    Ky hardhuca ska nevoje per veting duhet te largohet nga drejtesia dhe te zevendesohet me te rij te pa komprometuar

    Përgjigju
  • Selenice: 03/03/2020 12:57

    Qelbesire fundurrine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?