Moderatorja Bora Zemani

Kryefjalë e mediave rozë, Bora Zemani flet për vëmendjen që merr: Çdo mëngjes zgjohesha me ankth

12 Nëntor 2022, 22:26| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 22:27

  • Share

Moderatorja Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit dhe shkak për këtë historia e dashurisë me Donald Veshaj. Padyshim që prej më shumë se një viti çifti Bora dhe Donald kanë qenë kryefjalë e mediave rozë në të cilat shkruhej për ndarjen dhe ribashkimin e tyre pas lidhjes së Donaldit me Beatrixin në ‘Big Brother’.

Në një bisedë me ndjekësit si rrallë herë në Instagram Bora ka treguar se sa e vështirë është të jesh në vëmendjes.

“A është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes?”, e pyet ndjekësja.

“Nga jashtë duket shumë bukur sepse në profesionin tim të qenit në qendër të vëmendjes është shumë e rëndësishme! Por ka shumë presion! Ka fjalë pas çdo veprimi ose mosveprimi. Komentohet gjithçka, çdo gjë shihet me lupë dhe një lapsus quhet gafë. Kam kaluar periudha të vështira ku çdo mëngjes zgjohesha me ankth “çfarë ka ndodhur sot”. Po bëhen gati 3 vite me këtë vëmendje që është rritur gjithmonë e më shumë dhe të paktën kam mësuar ta menaxhoj që mos të ndikojë aq keq te unë. Ka momente që mërzitem por e detyroj veten t’i përgjigjem dy pyetjeve: “Çfarë qëllimi ka kjo që kanë thënë?” dhe “Kush e ka thënë”, përgjigjet Bora.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?