Foto nga Veliaj ne Njesine 11

Veliaj shpërndan ndihma për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 11: Pas kalimit të kësaj situate, nisim një sërë investimesh

14 Prill 2020, 19:54| Përditesimi: 14 Prill 2020, 20:01

  • Share

Ashtu si në 26 njësitë e tjera, edhe në Njesinë 11, Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë  të trokasë në shumë dyer, nga “Don Bosko” në Laprakë, “Josif Pashko”, Kodër Kamëz, tek zona e Treshit dhe Bregu i Lumit, për të ndihmuar familjet në nevojë, familjet që trajtohen me paaftësi dhe gjyshërit e vetmuar.

Zyrës së shtypit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjet e Esat dhe Ana Xhotës, Hajredin Caushit me bashkëshorten, Çaush Muskollarit si dhe në familjen e Baki Avdolli, të cilët këtë periudhë po e kalojnë të vetëm. Teksa  u kërkoi që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë masat e marra, kryebashkiaku i siguroi se për çdo nevojë, do të kenë pranë përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, qoftë për ushqime apo për marrjen e ilaçeve. 

“Është një nga zonat më nevojtare, ka njerëz të ardhur në Tiranë vitet e fundit, dhe e kanë gjetur Treshin, Laprakën, Kodër-Kamzën si stacionin e parë. Do vetëm pak kujdes tani”, tha ai.

Vetëm në Njësinë 11 janë mbi 280 të moshuar të cilët jetojnë vetëm dhe këtë periudhë po ndihmohen në ushqime edhe ilaçe nga rrjeti i vullnetarëve i ngritur nga Bashkia e Tiranës.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo njësi do të njohë një sërë investimesh që synojnë të urbanizojnë edhe më tej këto zona. 

“Tani që do fillojmë të punojmë me organizimin e zonave, duhet të punojmë pak më mirë, duhet të bëjmë trotuaret”, deklaroi Veliaj

Janë mbi 900 familje në Njësinë 11 që marrin ndihma, ndërkohë që bashkë me të rinjtë e njësisë është koordinuar procesi  i shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në vështirësi ekonomike, pensionistët e vetmuar, për të përballuar kushtet e izolimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?