Kryebashkiaku: Në Mariupol, rusët kanë kaluar në fazën aktive të aneksimit, filloi procedura e pranimit të dokumenteve

31 Maj 2022, 08:26| Përditesimi: 31 Maj 2022, 08:31

  • Share

Këshilltari i Kryetarit legjitim të qytetit të okupuar ukrainas, Petro Andryushchenko ka thënë se aneksimi i Mariupolit nga rusët ka hyrë në një fazë aktive, ku ka nisur procedura për pranimin e dokumenteve për marrjen e pasaportave të Federatës.

“Për të marrë dokumentet, banorët e Mariupolit duhet së pari të marrin një certifikatë regjistrimi në Donetsk dhe më pas të dorëzojnë dokumente për një pasaportë në Novoazovsk në të ashtuquajturin shërbim migracioni. Duke pasur parasysh gjendjen e komunikimit me Donetsk, kjo është problematike. Por mund të themi se aneksimi i Mariupolit nga Rusia ka kaluar në fazën tjetër të zbatimit, "tha Andryushchenko, raporton “Ukrainska Pravda”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?