Edison Memolla

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla në SPAK! U mor në pyetje për disa emërime në Bashki

27 Prill 2023, 12:01| Përditesimi: 27 Prill 2023, 14:51

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është pyetur sot nga Prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, mbi dyshimet se ka bërë punësime fiktive në bashki.

Burime nga Spak thanë për Report Tv se ka dyshime që në Bashkinë e Rrogozhinës të jenë punësuar që në fakt ndodheshin jashtë vendit, teksa merrnin pagë si punonjës të bashkisë.

Të njëjtat burime thanë për gazetaren Keti Banushi, se Memolla është pyetur në lidhje me disa emërime në Bashki.

Kujtojmë se Memolla në vitin 2021 është dhunuar nga persona të paidenfikuar pasi u regjistrua një incident gjatë numërimit të votave.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?