Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkatërrim i pronës private! Dosja përcillet në SPAK

27 Dhjetor 2020, 10:49| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 13:06

  • Share

Një kallëzim penal ndaj kryetares së bashkisë Dimal, Juljana Mema është regjistruar në 25 Nëntor 2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Ajo është akuzuar nga Petrit Baho, banor në fshatin Poshnje për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Prokuroria e Rrethit Berat, për shkak të moskompetencës e ka përcjellë kallëzimin penal në SPAK e cila i ka kaluar në kompetencë më datë 02.12.2020.

Denoncimi është bërë nga 60-vjeçari Petrit Baho, i cili deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij.

Në kallëzim thuhet se:- "Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit "truall dhe godinë 2 KT",me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie. Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Mema për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho. Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho,që pretendon se ka marrë leje nga bashkia".

Në lidhje me shkatërrimin e pronës së tij private, Petrit Baho ka kallëzuar penalisht jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal, Agim Çunin dhe Pandi Pilon për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim, falsifikim, kanosje dhe shpifje.

I akuzuar për ndërtim të paligjshëm, shkatërrim prone dhe falsifikim është edhe Ramadan Baho, i cili është favorizuar dhe lejuar nga bashkia Dimal të ndërtojë në pronën e Petrit Bahos.

Petrit dhe Burbuqe Baho i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë menjëherë për zgjidhje, pasi siç shprehen ata "bashkia po i vret".

Bashkëshortët Baho pohojnë se janë kërcënuar nga shumë persona dhe deklarojnë se kryebashkiakja Mema ka marrë 20 mijë Paund nga Ramadan Baho, me qëllim favorizimin e tij për ndërtim.

Kallëzimi i banorëve

Ora 11:26
Kallëzimi ndaj kryebashkiakes së Dimalit, Petrit Baho: Pronën e kam me letra të rregullta! Më janë prekur disa hapësira

Petrit Baho, banori i cili ka kallëzuar penalisht kryebashkiaken e Dimalit, Juljana Memën, shprehet për Report Tv se pronën e tij e ka me letra të rregullta. Ai thotë se deri më tani i kanë dëmtuar disa hapësira nga prona e tij.

"Nga prishja e objektit që më është bërë mua, aty vijon të ndërtohet pa pushim, edhe në ditët e pushimit. Një ndërtim ku më janë prekur hapësirat ku kam ujë të pijshëm, kanalizimet si dhe elektriket. Nuk merret vesh se i kanë hedhur blinda, shtrime kanë prishur trotuaret që ishin prapa ku kam pasur pronën. Aty nuk po ndërtohet nga Bashkia por nga Ramadan Baho, unë jam në konflikt me të. Vetëm më kanë murosur objektin tim dhe shtëpinë dhe biznesin. Me kryetaren Juljana nuk kam arritur të kontaktojë. Por unë kam një shkresë. Për prishjet që u bënë, unë nuk kam informacione se përse u bënë këto. Shkova bëra një denoncim në Berat. Erdhën ata, bëmë një relacion. Kam pronën time, një objekt 3 katësh"  - tha Baho.

Ora 11:18
Kallëzuan kryebashkiaken Dimal, bashkëshortja e Petrit Bahos: Ka marrë 20 mijë paund ryshfet! Dy punonjësit e Bashkisë më kanë kërcënuar

Bashkëshortja e Petrit Bahos, Burbuqe Baho shprehet për Report Tv se 2 punonjësit e bashkisë, Agim Çuni dhe Pandi Pilo e kanë kërcënuar për pronën se ka dokumente të falsifikuara. Ajo thotë se Ramadan Baho ka paguar 20 mijë dollarë ndaj kryebashkiakes Juljana Mema për ta favorizuar në punët e tij.

"Agim Çuni dhe Pandi Pilo më kanë ardhur këtu dhe më kanë kërcënuar. Më ka thënë që unë do ta prish lokalin se ke letra false. Më gjej Agim Çuni, a i kam unë letra false apo i ka Ramadani që i ka dhënë lekë Çunit. Ramadani thotë vetë që i ka dhënë 20 mijë paund Juljanës, të gjithë kështu kanë thënë, unë blej Beratin me lekë ka thënë ai. Unë nuk kam lekë të hedhë. Të gjithë pronën e kam me letra. I kam dërguar dhe Edi Ramës në portal 3 herë. Kryetarja mua më ka thënë që lulishte do ta bëj dhe pronën nuk ja jap Ramadanit. Në të vërtetë ja dha zotërisë. Ne kemi qenë të shtypur nga policia që punonin me këtë zotërinë. Në 3 muaj karantinë, shkonin dhe hanin e pinin në lokalin e tij me gjithë policat në këmbë, i kam të filmuar të gjitha. Këtë shtet kemi" - tha Burbuqe Baho.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?