Luan dhe Festime Mjeshtri

Kryebashkiakja e Bulqizës dhe administratori i njësisë së Ostrenit motër e vëlla, deputetja i kërkon hetim ILDKPI

9 Janar, 16:47| Përditesimi: 9 Janar, 17:02

  • Share

Deputetja e PD Dhurata Çupi i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave që të fillojë një hetim administrativ për kryebashkiaken e Bulqizës, Festime Mjeshtri dhe administratorin e Njësisë Administrative të Ostrenit Luan Mjeshtri, të cilët janë motër e vëlla. 

"Nisur nga situata e paligjshmërisë dhe konfliktit të interesit në Bashkinë Bulqizë, i kam kërkuar sot Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave që të fillojë urgjentisht një hetim administrativ, të konstatojë situatën e konfliktit të interesit ndërmjet kryebashkiakes në detyrë dhe administratorit të Njësisë Administrative të Ostrenit, motër e vëlla, si dhe të ndërmarrë masat e tjera ndëshkuese në përputhje me ligjin. Funksionarët e lartë publikë dhe veçanërisht të zgjedhurit duhet të ushtrojnë detyrën me integritet, transparencë dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit publik dhe jo interesave personale a familjare", shkruan Çupi .

Lidhja e tyre familjare u zhulua pas arrestimit të Luan Mjeshtrit dhe Arlin Limanin Specialist i shërbimit social në të njëjtën njësi administrative të cilët akuzohen se në këmbim të ryshfetit lëshonin vërtetime false për qytetarët që donin të përfitonin dokumente bullgare. 

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?