Kristi dhe Kejsi

Krushqi me Sabianin? Ja si përgjigjet Robert Aliaj

19 Shkurt 2023, 19:49| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 07:09

  • Share

Keisi Medini, vajza e këngëtarit dhe ish-konkurrentit të ‘Big Brother VIP’, Sabianit, nuk e mendoi se do krijonte një marrëdhënie romantike brenda shtëpisë, por mesa duket disa gjëra nuk parashikohen. 

Këto ditë, Keisi është duke krijuar një afrimitet me Kristin, djalin e Robert Aliajt. Të dy i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, aq sa ka mbetur vetëm 1 puthje për ta finalizuar lidhjen.

Roberti ka folur në një lidhje telefonike me emisionin ‘Fan Club’ në ‘Top Channel’ ditën e sotme për djalin e tij dhe ecurinë e tij në shtëpinë e Big Brother. I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha se duhet të ketë diçka të veçantë.

“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka.”

I pyetur në lidhje me marrëdhënien e Kristit jashtë BBVA, Roberti mohoi të dinte se kishte një lidhje.

“Portalet shqiptare bëjnë thashethemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?