Krujë, vodhi me dhunë banesën! 32 vjeçarit i vënë prangat në divan

23 Gusht 2023, 10:34| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 16:37

  • Share

KRUJE - Një 32 vjeçar u arrestua pasi akuzohet për vjedhjen me dhunë të një banese në fshatin Vinjolle, Milot një vit më parë.

Arrestimi i tij në banesë u bë në kuadër të operacionit policor të koduar "Momenti"  teksa në pranga ra dhe një 49 vjeçar banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi e kishte strehuar në shtëpi të riun.

Arrestimi i shtetasit I. K., 32 vjeç u bë në fshatin Mafsheq. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot, informoi policia.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?