Foto ilustruese

Krujë/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 3 të shpallur në kërkim! Mes tyre një i dënuar nga GJKKO

21 Prill, 11:59| Përditesimi: 21 Prill, 12:02

  • Share

KRUJË – Policia ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim nga drejtësia, pasi janë dënuar me burg për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Bëhet fjalë për personin e identifikuar me inicialet I.G.. Ai ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me me 8 muaj burgim, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

“I. G., banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike",-njofton policia.

Ndërsa personi i identifikuar me inicialet E.A. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Po ashtu, shtetasi i identifikuar me inicialet F.Z. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?