Foto ilustruese

Shpërthen bombola e gazit në Krujë, digjet banesa

20 Maj 2022, 13:25| Përditesimi: 20 Maj 2022, 13:36

  • Share

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, në Krujë.

Shkaku i zjarrit mësohet të ketë qenë shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhjen në banesën e pronarit me iniciale N.P.

Si pasojë është djegur plotësisht banesa.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. 

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?