Krujë, sekuestrohen 3 mijë fara kanabisi, në pranga 26-vjeçari (EMRI)

19 Mars, 12:13| Përditesimi: 19 Mars, 12:27

  • Share

KRUJË - Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij policia i gjeti në automjet 3000 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Shërbimet e policisë kishin informacione për një shtetas që transportonte fara kanabisi me automjet.

Menjëherë u organizua puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Forcat ‘Shqiponja’ së bashku me shërbimet e komisariatit të Krujës finalizuan operacionin ‘Seeds’, pjesë e megaoperacioneve mbarëkombëtare ‘Tempulli 2’ dhe ‘Sundimi i ligjit’.

Si rezultat u arrestua Gent Dedej, 26 vjeç banues në Krujë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?