Krujë, policia shkon të kontrollojë për kanabis, gjen arsenal armësh me granata sulmuese e mbrojtëse e 5.2 kg kanabis

22 Gusht 2023, 09:57| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 11:08

  • Share

Një kontroll i policisë për kultivimin e kanabisit në zona malore, zbuloi një arsenal të vërtetë armësh ë e municione luftarake në një banesë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Mehmet Sallakut policia gjeti 1 kallashnikov, 21 granata sulmuese e 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg kanabis.

Ai u arrestua ndërsa 3 të afërm të tij u shpallën në kërkim, me dyshimin se janë autorë të kultivimit të 320 bimëve kanabisi të gjetura më parë dhe të asgjësuara nga policia në fshatin Shkretë.

Në kuadër të operacionit "Mali i kuq" u arrestua Mehmet Sallaku, dhe u shpallën në kërkim shtetasit Saba Sallaku, Andon Sallaku, dhe Ali Sallaku, të tre banues të fshatit Shkretë të Krujës.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara” informoi sot policia e Tiranës.  

Gjithashtu në banesën e Sallakut u gjetën dhe 5.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis”.  Operacioni u kodua “Mali i kuq” ndërsa hetimet do të vijohen nga Prokuroria e Tiranës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?