Krujë/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre, në afërsi të disa banesave

3 Qershor 2022, 11:35| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 11:52

  • Share

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre e ferra në rrugë e Burrelit, në hyrje të qytetit të Krujës.

Mësohet se në zonën që ra zjarri, ka banesa dhe biznese, të cilat rrezikoheshin nga flakët.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikëses u bë e mundur lokalizimi i zjarrit duke evituar dëmet që do shkaktoheshin nëse flakët do avanconin.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?