Krujë/ Një kapsollë detonatore plas në çatinë e një banese, u hodh nga persona të paidentifikuar

5 Shtator 2023, 09:02| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 16:23

  • Share

KRUJË- Një kapsollë detonator ka shpërthyer gjatë natës në lagjen numër 1 në Krujë.

Sipas policisë, detonatori është hedhur në çatinë e një shtëpie nga persona të paidentifikuar dhe ka shpërthyer duke lënë vetëm dëme materiale.

Kapsolla është hedhur në banesën e shtetasit B.K .dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?