Kanabisi që kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë

Krujë/ Ktheu banesën në 'shtëpi bari', në pranga 43-vjeçari në Thumanë! Sekuestrohen 4.9 kg kanabis

4 Tetor 2023, 15:18| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 15:41

  • Share

Një 43 vjeçar në Thumanë që kishte kthyer banesën e tij në "shtëpi bari" ka rënë në prangat e policisë së Krujës. Ai kishte kultivuar bimë narkotike tw llojit kanabis në oborrin e banesës së tij dhe kishte përshtatur një magazinë, për tharjen e tyre. Gjatë operacionit "Spot" policia ka sekuestruar 4.9 kg kanabis.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me AMP, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Spot".     

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 43 vjeç, banues në Thumanë. 43-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj kishte përshtatur një ambient (magazinë), për tharjen e bimëve narkotike.      Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 4.9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë", njofton policia

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 04/10/2023 16:23

    Nëse përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë atëhere ky duhet të lirohet njësoj si Enca Haxhia. Ene ky nga kurioziteti i mbolli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?